Juventusi do të bëjë gjithçka derisa të arrijë në fitimin e Champions League. Bardhezinjtë po kërkojnë elemente cilësore për të përforcuar sa më shumë ekipin. Erling Haaland, sulmuesi 19-vjeçar i Salzburgut, është objektivi kryesor dhe drejtuesit e klubit kanë nisur negociatat me agjentin, Mino Raiola.
Por jo vetëm Haaland. “Zonja e Vjetër” dëshiron edhe Jadon Sancho. Për 19-vjeçarin interesohen prej kohësh Manchester United dhe PSG, por bardhezinjtë janë në avantazh.
Anglezi luan në krahun e djathtë të sulmit dhe kualiteti i tij nuk vihet në dyshim. Juventusi është i bindur që Sancho do të përmirësohet edhe më shumë dhe është gati të investojë për shërbimet e tij. /abcnews.al