Ishte padyshim një fitore spektakolare dhe kjo shihet që nga numri i golave të shënuar, plot 11 të tillë.
“Bavarezët” e Bayern Munich ishin vërtetë të frikshëm mbrëmjën e kësaj të marte, teksa ka arritur të shënojë plot 9 golave, në portën e kroatëve, të Dinamo Zagreb në sfidën e parë të këtij sezoni në Champions League.
Plot katër gola nga “bomberi” Harry Kane, i cili arriti në kuotën e 53 rrjetave me fanellën e Bayern, në vetëm 50 ndeshje, shoqëruar nga një dopietë e Michael Olise, bashkë me rrjetat e Raphael Guerrerio, Leroy Sane e Leon Goretzka arritën fitoren e madhe.
Gola pati edhe për miqtë me sulmuesin kroat, Bruno Petkovic e mbrojtësin japonez Takuya Ogiëara, që shënuan nga një gol, por pa mundur të bënin mrekullinë. /i.m /abcnews.al