Domgjoni: Jam pozitiv pa simptoma të rënda, Selmani më sjell luleshtrydhe

schedule15:57 - 2 Nëntor, 2020

schedule 15:57 - 2 Nëntor, 2020

David Domgjoni është lojtari i radhës shqiptar, që preket nga COVID-19. Ish-mbrojtësi i Laçit e Tiranës, që aktualisht aktivizohet te Menemenspor në Turqi, në një intervistë për emisionin “Sport Time” zbulon se ka shfaqur simptoma para ndeshjes së fundit me Boluspor (26 tetor).

Në testin e kryer në prag të kësaj ndeshje mbrojtësi kishte rezultuar negativ, teksa e kundërta ishte në testet pas ndeshjes, ku analizat e nxorën pozitiv dhe iu desh të izolohej menjëherë dhe për mbrojtësin të kujdesej shoku i tij, Gentian Selmani.

“Kishim ndeshje me Boluspor në kampionat, ndjeva dhimbje dhe kisha temperaturë, bëra testet dhe para dy ditësh isha negativ, tani në testin e fundit dola pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë.

Shpresoj që të dal negativ në testin e radhës. Kam vetëm një bllokim hundësh. Selmani kujdeset duke më sjellë ushqime mes tyre dhe luleshtrydhe. Nga tërmeti nuk kemi pasur asnjë dëmtim këtu në zonën tonë, frika ishte normale”, u shpreh Domgjoni. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!