Kurban Bajrami është një prej festave me të rëndësishme në kalendarin Islam.
Kjo ditë sipas besimtarëve mysliman buron nga dashuria, bindja dhe durimi i njeriut ndaj Krijuesit të gjithësisë. Nis nga sprova e dy Profetëve, Ibrahimit dhe djalit të tij Ismailit.
Sipas myslimanëve Zoti i kërkoi Ibrahimit të bënte kurban djalin e tij të vetëm në shenjë bindje ndaj Allahut.
Profetët pranuan urdhërin e Zotit, por në momentin që Ismaili do të flijohej Zoti urdhëroi Ibrahimin që mos e vriste të birin. Ai i dhuroi atij një dash për ta bërë Kurban në vend të djalit.
Sipas besimtarëve mysliman Krijuesi e pranoi sakrificën e Ibrahimit dhe e konsideroi atë mik të tij duke i dhënë një vlerësim të jashtëzakonshëm.
Në përkujtim të kësaj ngjarje besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë duke bërë kurban kafshë të ndryshme e duke e ndarë atë me fqinjët dhe njerëzit në nevojë./abcnews.al