Domethënia e çuditshme e këtij tatuazhi

schedule10:37 - 9 Tetor, 2021

schedule 10:37 - 9 Tetor, 2021

Janë të shumtë personat që preferojnë tatuazhet dhe gjatë dekadës së fundit është vënë re një rritje e numrit të personave që bëjnë tatuazhe si një mënyrë artistike për tu shprehur. Shumica e personave bëjnë tatuazhe për të treguar një histori, ose për të shfaqur dhimbjen, triumfin dhe pengesat me të cilat janë përballur gjatë gjithë jetës së tyre. Çdo tatuazh ka një kuptim të veçantë. Por në rastin e tatuazhit në foto, kuptimi është universal.

Kur Amy Bluel humbi tragjikisht babanë e saj, pasi ai u vetëvra, ajo donte ta mbante gjallë kujtimin  e tij në një mënyrë të veçantë. Sidoqoftë, ajo gjithashtu donte të rrisë edhe ndërgjegjësimin për problemet e shëndetit mendor. Ajo themeloi Project Semicolon, i cili i lejoitë përmbushë të dy qëllimet e saj, raporton abcnews.al

Project Semicolon synon të “mbushë me shpresë dhe dashuri të gjithë ata që luftojnë me depresionin, vetëvrasjen dhe varësinë “. Ne përdorim pikëpresjen kur duan të lidhim dy fjali.  Në kontekstin e shëndetit mendor, fjalia është jeta juaj. Kështu, pikëpresja është vendimi për të vazhduar jetën.

Tatuazhi me pikëpresje përfaqëson faktin që ju keni fuqi të plotë mbi veten tuaj. Për më tepër, ju mund të zgjidhni të vazhdoni të luftoni, edhe nëse vjen një moment në jetën tuaj që doni të hiqni dorë nga çdo gjë. Për shumë njerëz, pikëpresja përfaqëson një fillim të ri të jetës së tyre. Gjysma e parë e fjalisë është drejt përfundimit, dhe ata tani po fillojnë një fjali të re – një jetë të re  me një këndvështrim tjetër.

Ky tatuazh është gjithashtu për tju kujtuar se nuk keni pse të përballeni vetëm me problemet tuaja. Sipas OBSH -së, më shumë se 350 milionë njerëz në botë vuajnë nga depresioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!