Dollari arriti të hënën nivelin më të lartë të dy viteve kundrejt monedhave kryesore. Monedha amerikane arriti kulmin në 110.08 duke zgjatur rritjen e javës së kaluar.
Ndërkohë, euro arriti nivelin më të ulët në raport me dollarin që nga nëntorit i vitit 2022 në 1.01 dollarë, teksa paundi britanik ishte një nga humbësit më të mëdhenj duke rënë me 0.7% për të prekur kështu nivelin më të ulët në 14 muaj prej 1.2 dollarë.
Sterlina ka qenë nën presion nga shqetësimet e vazhdueshme të rritjes së kostove të huamarrjes në Britani, teksa ekonomistët thonë se janë në pritje të uljes së shpenzimeve dhe zbutjes së inflacionit për një përmirësim të situatës.
Rritja e dollarit amerikan u shty veçanërisht edhe të dhënat pozitive të tregut të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas raportit të fundit, rritja e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara u përshpejtua në dhjetor më shumë se 256 mijë vende të reja të shtuara dhe shkalla e papunësisë ra në 4.1%.
Pas këtij publikimi, aksionet në Kinë, Indi, Korenë e Jugut dhe Australi ranë të hënën duke ngritur shqetësimin se një ekonomi e fortë si ajo e Amerikës mund të ngadalësojë ritmin e uljes së normave të interesit nga Rezerva Federale.
Nga ana tjetër, edhe çmimet e naftës arritën nivelin më të lartë në katër muaj pasi SHBA njoftoi të premten sanksione gjithëpërfshirëse ndaj naftës ruse. Çmimet e naftës brent të papërpunuar u zgjeruan me 2.3% duke arritur në 81.6 dollarë për fuçi./abcnews.al