Doli pozitiv me Covid-19, lojtari i Dritës ka luajtur në Superiore

schedule17:57 - 20 Maj, 2020

schedule 17:57 - 20 Maj, 2020

Konfirmohet një rast pozitiv me Koronavirus në IPKO Superliga. Futbollistët që kanë qenë të izoluar në shtëpitë e tyre jashtë Kosovës, janë rikthyer sot në stërvitje, normalisht duke kryer testet për COVID-19 në fillim. Te Drita, janë kryer këto teste dhe një nga futbollistët, ka rezultuar pozitiv, siç njofton dhe vetë klubi në faqen zyrtare. “Zëri” në Kosovë ka arritur të zbulojë dhe emrin e futbollistit të prekur me COVID-19 dhe ai është ish-sulmuesi i Kukësit, Izair Emini.

Njoftimi i Drita:

“Sot është pritur që klubit t’i bashkëngjiten edhe lojtarët tjerë që janë jashtë Kosovës, por kemi marrë një lajm aspak te mirë, sepse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19.

Lojtari deri tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do te vijojë të qëndrojë i izoluar në shtëpi.

Jemi shumë të brengosur nga kjo situatë dhe kërkojmë nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë si dhe nga FFK që tu bëhen testet çdo futbollisti dhe çdo personi që involvohet në aktivitete sepse në të kundërtën mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit.

Klubi i dëshiron shërim sa më të shpejt lojtarit dhe do t’i qëndroj pranë në çdo rrethanë! FC DRITA”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!