Doli nga qelia përmes tubit të ujërave të zeza, arratisja spektakolare e të dënuarit

schedule17:10 - 21 Shtator, 2020

schedule 17:10 - 21 Shtator, 2020

Një trafikant kinez i drogës, në listën e të dënuarve me vdekje u arratis nga burgu në periferi të kryeqytetit të Indonezisë Xhakarta, përmes një tuneli të ujërave të zeza, tha policia të hënën.

Cai Changpan, 37 vjeç, i cili u dënua për kontrabandë të lëndëve narkotike hapi një vrimë nga qelia e tij në burg në tubat e ujërave të zeza dhe arriti të dalë jashtë, u tha zëdhënësi i policisë së Xhakartës Yusri Yunus gazetarëve.

Sipas një shoku të qelisë, ai kishte planifikuar arratisjen e 14 shtatorit për pesë deri në gjashtë muaj duke përdorur mjete nga një projekt ndërtimi në kuzhinën e burgut, tha Yunus, shkruan abcnews.al.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Indonezi Rika Aprianti i tha medias se trafikanti, i cili gjithashtu përdor emrin Cai Ji Fan, e kishte caktuar kohën e arratisjes së tij gjatë ndërrimit të turnit të rojeve.

Sipas faqes të lajmeve indoneziane detik.com, ai u dënua me vdekje në 2017 për trafikimin e 135 kg metamfetaminë.

Mirëpo, kjo nuk është arratisja e tij e parë. Cai, tha policia, kishte dalë më parë nga një qendër ndalimi policie në Xhakarta në 2017 duke haur një vrimë në tualet. Policia e vendosi atë në listën e personave më të kërkuar. g.v/abcnews.al