Doli me “kanal të kuq”, kapet i riu në doganën e Muriqanit

schedule14:25 - 13 Tetor, 2020

schedule 14:25 - 13 Tetor, 2020

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 29-vjeçar, të dënuar më herët me 2 vite e 5 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Blutë bëjnë me dije se i riu u kap pasi policia bëri një kontroll rutinë të të dhënave të tij duke rezultuar se kishte qenë i dënuar më herët.

“Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i shtimit të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që tentojnë të kryejnë trafiqe të paligjshme, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll të detajuar shtetasin Kristian Makaj, 29 vjeç, i cili gjatë përpunimit të detajuar të dokumenteve ka rezultuar se ishte person i shpallur në kërkim”, bën me dije policia.

Njoftimi i plotë

Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim.

Policia Kufitare ka ndaluar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i shtimit të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që tentojnë të kryejnë trafiqe të paligjshme, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll të detajuar shtetasin Kristian Makaj, 29 vjeç, i cili gjatë përpunimit të detajuar të dokumenteve ka rezultuar se ishte person i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve e kanë ndaluar këtë shtetas, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim të formës së prerë, datë 06.05.2019, e ka dënuar me 2 vite e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!