Doli me COVID-19, ambulanca merr arbitrin nga ndeshja dhe e izolon

schedule11:18 - 13 Nëntor, 2020

schedule 11:18 - 13 Nëntor, 2020

Domagoj Vida i befasoi të gjithë mbrëmjen e së mërkurës, duke u aktivizuar 45 minuta i infektuar me COVID-19. Kroati ishte në fushë kundër Turqisë, ndërkohë që një ditë para ndeshjes kishte bërë tamponin.

Përgjigja e testit ka dalë gjatë kohës që luhej ndeshja dhe në pushim ai doli nga fusha, pasi u mësua se ishte i prekur nga virusi famëkeq. Ditën e sotme ka ndodhur një tjetër ngjarje e çuditshme, para ndeshjes mes Izraelit dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo përballje, që në fund u mbyll me rezultatin 1-1, nisi me 24 minuta vonesë. Arsyeja ishte sepse arbitri kryesor i ndeshjes, ukrainasi Viktor Koplewski, kishte dalë me COVID-19. Ai ndodhej duke u bërë gati për ndeshjen, kur është mësuar se ishte i infektuar.

Në stadium ka mbërritur ambulanca, që e ka marrë arbitrin dhe ka dërguar në izolim. Dennis Shurman, i programuar si arbitër i katërt, gjykoi ndeshjen si kryesor. Ky ndryshim bëri që ndeshja të niste me vonesë. /abcnews.al