Dolën të dytët në grup në kualifikueset e Euro 2024, Çekia prezanton teknikun e ri

schedule17:56 - 4 Janar, 2024

schedule 17:56 - 4 Janar, 2024

Republika Çeke ka zyrtarizuar trajnerin që do të drejtojë ekipin në EURO 2024 dhe ai është Ivan Hasek, me që u bë i ditur nga vetë Federata Çeke e Futbollit përmes një komunikate zyrtare, ku theksohet se bashkëpunimi mes palëve do të zgjasë deri në fund të kualifikueseve të Botërorit, me opsion rinovimi në rast kualifikimi në “play-off” ose në fazën finale.

Menjëherë pas firmës, e cila e vuri në krye të Kombëtares çeke, Hasek theksoi dëshiron jo vetëm të eci mirë në Evropian, por edhe në Botëror, teksa kërkon me ngulm kualifikimin, por edhe një ecuri fantastike në turneun prestigjioz, që do të zhvillohet në verës së vitit 2026

“Është një nder i madh për mua. Do të bëj gjithçka që kombëtarja të jetë e suksesshme jo vetëm në Kampionatin Evropian, por sigurisht edhe në Botëror. Dëshira për të shkuar në kampionatin botëror si trajner është diçka që do të më shtyjë përpara tani”,- u shpreh “veterani” i pankinës.

Ndërkaq kujtojmë se, 60-vjeçari ka qenë në krye të skuadrës së Libanit, ndërsa më herët ka drejtuar Gabonin dhe Çekinë, ndonëse këtë të fundit vetëm për pesë ndeshje në vitin 2009 dhe tanimë zë vendin e ish-teknikut, Jaroslav Silhavy, i cili dha dorëheqjen, pasi përfundoi në vendin e 2-të të grupit E, në kualifikueset e Kampionatit Evropian, pas “Legjionarëve” tanë. /i.m /abcnews.al