Dolën në publik pa shami, dy gra iraniane sulmohen me kos dhe më pas arrestohen

schedule21:20 - 1 Prill, 2023

schedule 21:20 - 1 Prill, 2023

Dy femra u sulmuan me kos dhe u arrestuan në Iran pasi nuk mbuluan flokët në publik. Në videon që u bë virale, dy gratë afrohen pranë një burri që fillon të flasë me to.

Më pas ai merr një enë me kos dhe i zemëruar ua hedh mbi kokat e tyre. Gjyqësori i Iranit ka arrestuar dy gratë për shfaqjen e flokëve të tyre. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe burri që i sulmoi me kos për prishje të rendit publik. Arrestimet pasojnë protesta muajsh në vend që kërkonin fundin e mbajtjes së detyrueshme të hixhabit (shamisë).

Pamjet tregojnë gratë në dyqan, duke pritur për t’u shërbyer nga një anëtar i stafit.

Një burrë që duket se po kalon aty, hyn për t’u përballur me ta. Pasi flet, i sulmon vazhdimisht me kos. /abcnews.al