“Dolën dy porositës…Suel Çela dhe Erion Alibej”, Artan Hoxha: Pse SPAK nuk pranon dëshminë e Otit të Elbasanit

schedule14:59 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 14:59 - 13 Dhjetor, 2022

Çështja e vrasësve me pagesë, vijon të zbulojë lidhjet e forta të krimit të organizuar në Shqipëri. I ftuar në “ABC Live”, gazetari investigativ, Artan Hoxha është ndalur tek tentativa e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës për të vrarë biznesmenin Elton Kila në Elbasan.

Në rrëfimin e tij për SPAK, Nuredin Dumani theksoi se ishte paguar nga Suel Çela për të eliminuar Kilën i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit, por më vonë dy vrasës të tjerë me pagesë u kapën në Elbasan, lidhjet e të cilëve të çonin tek Erion Alibeaj një tjetër i arrestuar për ngjarje kriminale në Elbasan.

Sipas Hoxhës, është e pakuptimtë fakti që SPAK nuk ka marrë në pyetje për të dëshmuar biznesmenin Elton Kila, koka e të cilit u kërkua të hiqej dy herë brenda një periudhe fare të shkurtër. Hoxha mes të tjerash, theksoi se Kila ka kërkuar vetë që të shkojë për deklarim në SPAK, por nuk është pranuar. Madje sipas gazetarit, Elton Kila ka kërkuar mbrojtje nga policia për shkak të dy atentateve të dështuara të tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!