DOKUMENTI/ Publikohen përgjigjet e sakta të testit të Matematikës

schedule08:34 - 16 Qershor, 2020

schedule 08:34 - 16 Qershor, 2020

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pas provimit përgjigjet e testit të Matematikës.

Ndryshe nga testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë që u desh dhe protesta e studentëve për të publikuar përgjigjet e sakta këtë herë ministria ka informuar nxënësit më shpejt.

Sipas ministrisë testi i publikuar është vetëm njëri nga variantet e zhvilluara në provimin e Matematikës për Maturën Shtetërore 2020, pasi të gjitha variantet kanë pyetje të njëjta, por renditja e tyre ndryshon.

Kliko këtu: Përgjigjet e testit 

Më tej shtohet se në variantin e dhënë më poshtë alternativat e sakta janë të theksuara me ngjyrë të zezë.

Provimin e Matematikës e kanë zhvilluar mbi 32 mijë maturantë, të cilët u shprehën se testi ishte mesatar.

Ndërkohë pas provimit maturantët zhvilluan sërish një protestë për tezën e Gjuhës Shqipe, pasi nuk ishin dakord me cilësinë e pyetjeve.

Nga ana tjetër të gjithë nxënësit e klasave të 12-ta do të zhvillojnë në 18 qershor dhe provimin e lëndëve me zgjedhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!