Dokumenti në “Log.”/ Greqia s’u zgjerua, mbylli gjiret, Meçollari: S’ndikon në vijën delimituese

schedule23:38 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 23:38 - 28 Dhjetor, 2020

Mbrëmjen e sotme emisioni “Log.” i drejtuar nga Endri Xhafo u fokusua te debati mbi zgjerimin e Greqisë me 12 milje në Jon, që “vlon” në Tiranë duke shkaktuar përplasje dhe akuza mes qeverisë nga njëra anë, që e akuzojnë për tradhti dhe Presidentit me opozitën në krahun tjetër që kërkojnë transparencë.

Por cfarë po ndodh?

Përtej asaj që shkruhet në media dhe interpretimit në vendin fqinj, emisioni “Log.” publikoi dekretin presidencial grek që shkaktoi debatin e fortë.

Dekreti Presidencial grek

Në dekret theksohet se nuk bëhet fjalë për zgjerim me 12 milje në Jon, por për mbyllje të gjireve nga shteti fqinj dhe këtë e ilustrojmë me rastin e Korfuzit, si është proceduar.

 

Mbyllja e gjireve në Korfuz

Dekreti aktual presidencial mbyll gjiret dhe vendos linjat bazë, të drejtat për të matur gjerësinë e vijës bregdetare. Gjiret mbyllen në linjë të drejtë duke lidhur pikat e tyre lidhëse natyrore” thuhet ndër të tjera në dekret. Pra, dekreti nuk është shtrirje e ujërave detare me 12 milje nga ana e Greqisë në detin Jon, por vetëm mbyllje e gjireve, hapi i parë për të kaluar më pas te vija delimituese.

I ftuar në studio, Artur Meçollari, ish-zv/komandant i Flotës Detare Shqiptare dhe ish-anëtar i grupit negociator me Greqinë për këtë cështje shpjegoi se Athina ka ndërtuar vijën e drejtë bazë në rajonin e Mesdheut qendror dhe asgjë tjetër.

Dekreti nuk flet për zgjerimin e gjerësisë së detit territorial të Greqisë, është vetëm për ndërtimin e vijës së drejtë bazë në Mesdheun qendror, që përfshin edhe Jonin dhe kanalin e Korfuzit.

Lexo edhe: “Deti” në Hagë, Ruci në “Log.”: Procedura, vitet dhe historia e arit që u bllokua nga britanikët

Pra, nuk kemi një shpallje, sepse është e deklaruar shpallja, sikur e kërkon konventa, neni 3, që e do të shprehur në mënyrë taksative dhe e dyta nuk kemi një revokim të dekretit të vitit 1936, që deklaronte gjerësinë e ujërave të Greqisë në 6 milje. Jemi thjeshtë në ndërtimin e vijës së drejtë bazë të Greqisë në rajonin e Mesdheut qendror”.

Por kjo vjen pas një vullneti politik të shprehur nga kryeministri grek për zgjerimin me 12 milje në gusht të këtij viti që pasoi vizitën e ministrit grek Dendias në Tiranë. Për këtë Meçollari thotë se;

Akti ligjor nuk është ai që ka lidhje me vullnetin politik të shprehur. Por edhe shpallja e vijës së drejtë bazë është e drejtë e njëanshme e shtetit bregdetar, por në rast se nuk ndërtohet me parimet e konventës, atëherë ekziston hapësira për ta kontestuar. Neni thotë vetëm kaq, që kjo vijë që po ndërtojmë do të përdoret për të matur detin territorial. Greqia me këtë dekret ka vendosur vijën bazë” tha ai.

Lexo edhe: Meçollari: Nga e drejta sovrane e ka kthyer me sovranitet të plotë

Por a ndikon dekreti presidencial grek në ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve? Artur Meçollari  në këtë pikë është i qartë dhe i prerë. “Gjerësia e detit territorial nuk ndikon në vijën delimtuese në marrëveshjen mes dy shteteve, sepse nuk e përfshin gjerësinë e detit territorial” përfundoi ai.  / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!