DOKUMENTI/ Kryebashkiaku i Gramshit rrezikohet nga dekriminalizimi, fshehu hetimin për vjedhje

schedule23:30 - 12 Qershor, 2020

schedule 23:30 - 12 Qershor, 2020

Kryebashkiaku i Gramshit Klodian Taçe ka fshehur hetimin e vitit 2009 nga prokuroria e Tiranës, ku ai është kallëzuar penalisht nga recepsionistja e një qendre private shëndetësore e cila e ka akuzuar për vjedhjen e 68 mijë lekëve të reja.

Kështu Taçe preket nga ligji për dekriminalizimin, ku sanksionohet qartë se edhe në rast të fshehjes së hetimit e jo vetëm dënimit, kryebashkiaku humbet mandatin.

Klodian Tace, i zgjedhuri i Partisë Socialiste në Gramsh, ka fshehur në formularin e dekriminalizimit hetimin për vjedhje nga prokuroria e Tiranës në vitin 2009.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al, megjithëse Taçe nuk është dënuar për vjedhje, ai ka qenë nën hetim, dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.

ABC News ka siguruar materialin e plotë hetimor të prokurorisë ku Tace rezulton i pafajshëm për akuzën në fjalë.

 

 

Është kjo dosje që në bazë të ligjit për dekriminalizimin, rrezikon mandatin e Taçes, njësoj si Agim Kajmakut, Valdrin Pjetrit dhe kryebashkiakëve të tjerë që janë prekur nga ligji dhe kanë lënë mandatin.

 

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!