DOKUMENTI / ISHSH kërkon të mbyllë televizionin Ora

schedule17:15 - 15 Maj, 2020

schedule 17:15 - 15 Maj, 2020

ISHSH ka kërkuar që të mbyllë sinjalin e një prej televizioneve kombëtare në Shqipëri.

Bëhet fjalë për RTV Ora, që sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor , ka kryer shkelje të rënda ligjore.

Në dokumentet e publikuara më poshtë shihet se mbyllja e televizionit kërkohet nën argumentin se në studiot e këtij televizioni ka pasur më shumë se 1 të ftuar, gjë që sipas masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit është e ndaluar.

Si rast përsëritjeje e kësaj shkeljeje, ISHSH dhe AMA kërkon mbylljen e sinjalit të këtij televizioni dhe ndalimit të funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent, bazuar në nenin përkatës të Aktit Normativ Nr. 3 të vitit 2020.

“Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent”, shkruhet në nenin 3 pika 14.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!