Katër nga anëtarët e “Grupit Bajri”, Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali kanë depozituar ditën sotme kallëzim penal ndaj gjyqtares Iliriana Olldashi, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.
Kallëzimi ka ardhur për shkak se kanë kaluar me shumë se 3 javë dhe vendimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” nuk është zbardhur ende e për pasojë aktet nuk janë depozituar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tiranë.
Sipas kllëzimit të grupit “Bajri” ata akuzojnë gjyqtaren Olldashi se po kërkon ti mbajë në burg.
Më herët prokuroria për Krime të Rënda kërkoi zgjatjen e afateve të hetimit për grupin “Bajri”. Për këtë anëtarët e grupit “Bajri”, iu drejtuan KPK, më një kërkesë ankimore ndaj gjyqtares së cështjes, dhe prokurorit Anton Martini, duke kërkuar largimin e tyre nga sistemi i drejtësisë, pasi sipas tyre ishin të ndikuar nga faktorë politikë.
Grupi “Bajri” në Shkodër u godit vitin e kaluar gjatë operacionit të koduar “Oaz”. Prokuroria e Krimeve të Rënda i nisi hetimet në Prill të 2018-s, pak javë pasi Shkodra ishte tronditur nga një atentat me lëndë plasëse i bërë ndaj Lulzim Kullës.
Gjatë operacionit u arrestuan 11 persona, ndërsa 4 drejtuesit e grupit “Bajri” u prangosën në fillim të Shtatorit.
Në pranga ranë: Safet Bajri, Ilir Rustemi, Enver Bajri, i arrestuar në Roterdam dhe Behar Bajri që u ekstradua nga Holanda. Grupi “Bajri”, dyshohet se trafikonte lëndë të forta narkotike në Evropë dhe paratë e fituara nga ky aktivitet i investonte në Shqipëri./abcnews.al