Dokumentet mbi vrasjen e Kenedit. Vrasësi i Fidel Katros do të paguhej vetëm dy cent

schedule15:54 - 28 Tetor, 2017

schedule 15:54 - 28 Tetor, 2017

Në një nga dosjet e shumta të publikuara mbi vrasjen e presidentit amerikan Kenedi, është zbuluar se ai që do të merrte përsipër të vriste liderin kuban Fidel Kastro do të paguhej vetëm dy cent. Për administratën amerikane, vrasja e Fidel Kastro vlente vetëm dy cent. Lajmi konfirmohet nga publikimi i më shumë se 2800 dokumenteve që lidhen me hetimet mbi vrasjen e presidentit amerikan John Fitzgerald Kennedy në vitin 1963. Në një dosje shkruhet dhe për planin e përgatitur nga administrata amerikane për të inkurajuar kubanët që të vrisnin apo të kapnin liderët komunistë në këmbim të një shpërblimi monetar. Shpërblimet varionin sipas rëndësisë së liderit që do të vritej, nga dy cent deri në një milion dollarë.Natyrisht fakti që vlera për vrasjen e Kastros ishte vetëm dy cent, ishte një përpjekje për të denigruar liderin kuban sipas funksionarit të lartë të CIA-s Eduard Landsdejl, në dëshminë e tij para senatit amerikan në 1975-ën. Plani nuk u vu asnjëherë në praktikë. Në dosje të tjera gjenden mënyra të dhe të cuditshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën në konsideratë për të vrarë Kastron: si helmimi me anë të ushqimit, helmimi i kostumit të tij zhytjes, futja e eksplozivit në vendet ku Kastro notonte, ose një vrasës me pagesë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!