Dokumentet e hetimit “Prisma” të Juventusit, Cristiano Ronaldo merr miratimin nga prokuroria për t’i parë ato

schedule12:56 - 12 Janar, 2023

schedule 12:56 - 12 Janar, 2023

Avokatët e Cristiano Ronaldos kanë marrë dritën jeshile të gjyqtarit për seancat paraprake për të parë dokumentet e hetimit të “Prisma” të kryer nga prokuroria e Torinos për llogaritë e Juventusit. Lajmi është bërë i ditur nga “Gazzetta dello Sport”.

Në qendër të interesit të shoqëruesit të asit portugez është ‘kartoni i Ronaldos’, i cili do t’i garantonte lojtarit 19.9 milionë eurot e kursyera zyrtarisht nga bardhezinjtë në ‘manovrën e pagës’, por që sipas provave të gjetura nga prokurorët, sulmuesi mund të kërkojë nëpërmjet një dokumenti privat të hartuar me menaxhmentin.

Në 4 nëntor, përmes avokatëve të tij, Cristiano Ronaldo u kishte paraqitur një kërkesë gjyqtarëve të Torinos që po hetojnë llogaritë e Juventusit për të pasur një kopje të dokumenteve të hetimit, “duke pasur interes për të”.

Kërkesa u refuzua sepse u konsiderua shumë gjenerike dhe kontradiktore dhe sepse CR7 duhet të ishte në dijeni të asaj që po ndodhte në klub. Kësaj radhe, pas paraqitjes së një kërkese të re më të detajuar, të hartuar me prokurë të dyfishtë në anglisht dhe italisht nga avokatët e tij, do të kishte mbërritur edhe miratimi. Është i pashmangshëm zyrtarizimi nga gjyqtari hetues i datës së seancës paraprake, e cila vështirë se do të jetë para muajit mars./ h.llabcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!