Mark Palnikaj, kërkues e autor, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, foli studimet dhe materialet që lidhen me jetën dhe vdekjes e Bajram Currit.
Palnikaj ka publikuar botimin e tij më të ri “Bajram Curri, origjina dhe familja”, për të cilin rrëfeu edhe detaje gjatë bashkëbisedimit.
Në një libër që siç tha ai, janë shkruar të vërteta që deri më tani, janë thënë gabim për të, apo e thënë ndryshe edhe gënjeshtra.
“Në historinë e Veriut të Shqipërisë, por besoj edhe në jug është familja me kredenciale patriotike më të mëdha historike. Sepse me katër breza i këndohet këngë patriotike, për vrasje politike që kanë kundër pushtuesve. Bashkimi i kombit, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ka qenë qëllimi kryesor i familjes së tij. Për këtë ai ka qenë i palëkundur. Kjo ka qenë lëvizja e Bajram Currit”.
Ai gjithashtu u shpreh se familja e Bajram Currit ka punuar për Interesat Kombëtare, ndërsa nënvizoi se me dokumentet e gjetura mund të shkruante një libër prej 2 mijë faqesh.
/abcnews.al/