Dokumentat sekrete, kapje në befasi apo lojë e dyfishtë e SHBA? Meçollari e Hide ndajnë mendime të ndryshme

schedule20:47 - 13 Prill, 2023

schedule 20:47 - 13 Prill, 2023

Kapiten Artur Meçollari dhe analisti Enri, të ftuar të përhershëm në emisionin “Lufta dhe Paqja” ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me hipotezat se rrjedhja e dokumenteve sekrete është një kepja në befasi për SHBA-në apo lojë e dyfishtë e saj.

Meçollari shprehet se kjo mund të jetë në mashtrim, për shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë.

Në krahun tjetër Hide shprehet se nuk beson se ky është një konspiracion, pasi SHBA po merr masa për reduktimin e aksesit në këto dokumenta.

Mecollari: Në një situatë lufte, unë anoj nga fakti që mund të jetë një mashtrim. 21-vjeçari që akuzohet ai vetëm i ka publikuar nuk i ka siguruar. Një 21 vjeçar edhe sikur të punojë në Pentagon, nuk ka mundësi ti sigurojë këto dokumenta.

Hide: Burimet Amerikane bëjnë me dije se është bërë një rezervim i përhapjes së informacioneve.

Unë nuk bashkohem me këtë tezën e konspiracionit. Kemi të bëjmë me sekrete që kanë të bëjmë me operacione të përditshme. Tani ata po e rregullojnë procedurat për reduktimin e aksesit. Aty nuk cënohet operacionaliteti i Ukrainës.

Mecollari: Kjo me krijon idenë se Ukrainë nuk do ta nisë ofensivën. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!