Doku apo Grealish? Guardiola shijon rivalitetin në skuadër

schedule15:43 - 6 Nëntor, 2023

schedule 15:43 - 6 Nëntor, 2023

Jeremy Doku apo Jack Grealish? Një dilemë e ëmbël që tashmë është një rivalitet i ndezur te Macnehster city. Anësori belg, i cili erdhi në verë për të zëvendësuar Mahre, po i kalon pritshmëritë. Përveç driblimeve në krahun e majtë, ai po regjistron shifra të shkëlqyera duke shënuar 4 gola dhe duke asistuar 6 herë në 14 ndeshje.

Një profil shumë ndryshe krahasuar me anglezi, shumë më i shpejtë dhe më i pamëshirshëm në situata ballë për ballë. “Doku na befasoi, ai ëhstë një futbollisht i madh. Mendoj se është hsumë i lumtur këtu dhe shpresoj që ai të qëndrojë për shumë vite këtu me ne”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes ndaj Bournemouth, ndeshje në të cilën belgu shënoi 1 gol dhe asistoi katër herë.

Performanca e anësorit belg po eklipson dalë ngadalë anglezin Grealish, por Guardiola shijon në një farë mënyre këtë rivalitet, pasi të dy lojtarët janë shumë të mirë në rolin e tyre./h.ll/abcnews.al