Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Doja ta mbroja nga kaosi”, polici italian kujdeset për fëmijën refugjat në Lampedusa: Nuk qau, sikur po më besonte

schedule15:36 - 21 Shtator, 2023

schedule 15:36 - 21 Shtator, 2023

Videoja e një karabinieri italian që mban një foshnjë nga Somalia në krahë në ishullin Lampedusa, ku më shumë se 8,500 emigrantë mbërritën javën e kaluar ka mbushur rrjetet sociale.

Edhe pse nuk dëgjohet saktësisht se çfarë i thotë burri vogëlushes, duket qartë se e vogla ndihet e sigurt me të dhe e qetë.

“Atë ditë pati shumë lëvizje, sepse të gjithë po përpiqeshin të hipnin të parët në anije. I thashë nënës ma jep vajzën tënde, do ta largoj nga kaosi.  Ishte një gjest instinktiv për ta mbrojtur atë.

Kur e mora në krahë, ajo nuk qau. U duk sikur ajo më besonte mua. Ishte diçka shumë e ëmbël”, shtoi ai.

“Unë dhe kolegët e mia bëjmë çmos për të ndihmuar këta njerëz që duan një të ardhme më të mirë”, përfundoi karabinieri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!