“Doja një që e mori Ajax 9 milion €”, Hektor Çomo zbërthen merkaton e Tiranës

schedule10:59 - 11 Shtator, 2020

schedule 10:59 - 11 Shtator, 2020

Hektor Çomo, menaxher që bashkëpunon me klubin e Tiranës për tregun afrikan të futbollistëve, ishte mbrëmë pjesë e emisionit “Pressing” në ABC News. Një ditë më parë bardheblutë zyrtarizuan tre lojtarë afrikanë dhe Çomo flet për ta, si dhe zbulon edhe disa prapaskena.

“Njëri është 19 vjeç, një 20 dhe sulmuesi 26 vjeç. Dy të vegjlit kanë qenë pjesë e Ganës U17 dhe kam shkuar vetë e i kam parë në Indi kur ishte kampionati botëror 2017. Kanë një ekip super. Janë lojtarë që nuk i sjell çdo njeri, është shumë e vështirë. Kur vijnë në Europë është e vështirë t’i kapësh, çmimi u rritet shumë. Për nivelin e pagave që ka kampionati ynë është e vështirë.

Njëri luan pas sulmuesit, tjetri është mesfushor. Janë lojtarë që i kanë bërë të gjitha ndeshjet në kampionatin botëror. Kanë luajtur në Superligë në Ganë. Gati 70% e ekipit janë shitur në klube si Manchester City, Sporting, Monaco e Slavia Prague.

Luajnë në formacion apo jo, atë e vendos trajneri. Futbolli nuk është shkencë ekzakte. Mbaj mend Fernando Torres që ishte shumë mirë te Liverpool dhe pasi shkoi te Chelsea, ra krejt. “U kemi bërë kontrata afatgjata. U treguam më të shpejtë se të tjerët. Shumë shpejt do ikin, mendoj se do e bëjnë diferencën”, tha fillimisht Çomo.

“Lojtarët e Ganës shkojnë në klube të mëdha? Këta poi luajnë me U17 dhe U20. Po të luajnë me kombëtaren e Ganës u shkon kartoni 20 milion euro. Para dy vitesh pashë një lojtar atje, por iku në Danimarkë. Më pas e bleu Ajax për 9 milion euro. Ishte lojtar i Ganës U17 (Mohammed Kudus, kaloi nga Nordsjaelland te holandezët)”.

“E kemi mbyllur edhe një sulmues tjetër, emër shumë i njohur në Ganë. Është një nga talentet më të mëdha në Ganë. Ka luajtur me U17, U19 dhe U23. Jemi fokusuar edhe te moshat e vogla, ama te lojtarët cilësorë”, deklaroi Çomo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!