Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies sw mjetit tw Drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, identifikuan dhe arrestuan autorin e dyshuar të zjarrvënies së automjetit, shtetasin :
– Alket Rumano, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas më datë 01 tetor 2018 në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, për motive të dobëta i ka vënë zjarrin gjatë natës automjetit në pronësi të shtetases M. A. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal./abcnews.al