Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dogji automjetin në Lushnjë/ Arrestohet 39-vjeçari, në kërkim porositësi

schedule09:41 - 2 Prill, 2026

schedule 09:41 - 2 Prill, 2026

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia si autor i dyshuar për djegien e automjetit të një shtetasi në fshatin Pluk, ndërsa vijon puna për kapjen e porositësit të dyshuar të krimit, një 28-vjeçar që ndodhet jashtë vendit.

Sipas Policisë, ngjarja u zbardh pas kallëzimit të një personi, i cili raportoi se automjeti i tij ishte djegur pranë banesës. Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë nisën veprimet operacionale dhe hetimore për identifikimin e autorit.

Si rezultat i hetimeve, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Mario Biti, 39 vjeç, banues në fshatin Pluk, i cili dyshohet se ka kryer djegien e automjetit.



Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se krimi dyshohet të jetë porositur nga shtetasi  Andi Zaimi, 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë. Sipas Policisë, motivi lidhet me konflikte pronësie mes tij dhe xhaxhait të pronarit të automjetit të dëmtuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë përpjekjet për lokalizimin dhe kapjen e 28-vjeçarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!