Dogjën të gjallë nënë e bir, merret vendimi për Kasem Pirjasin dhe Hysnie Hoxhallarin

schedule11:32 - 13 Tetor, 2020

schedule 11:32 - 13 Tetor, 2020

Gjykata e Vlorës me trupën e kryesuar nga Laurent Fuçia, ka caktuar burg përjetë për Kasem Pirjasin dhe 35 vjet burg për Hysnie Hoxhallarin. Gazetari Elton Nika bën të ditur se dënimi i tyre do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Dy vite më parë ata vranë Olsi dhe Selkie Hoxhallarin, vjehrra dhe burri i Hysnies.

Pas hetimeve që zgjatën plot dy vjet, prokurori Maksim Sota në seancën e mëparshme kërkoi 35 vite dënim për Hysnie Hoxhallari dhe dënim të përjetshëm për Kasëm Pirjasi. Kështy gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Mirëpo, gjykata ka caktuar burg përjetë vetëm për Pirjasin, duke zbutur kështu dënimin për Hysnie Hoxhallarin.

Kjo e fundit është shpallur fajtore për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e kryer në bashkëpunim ndaj Olsi Hoxhallarit dhe Selkie Hoxhallarit”.

Në seancën e mëparshme të dy avokatët mbrojtës pretenduar pafajësinë e klientëve të tyre.

Kasëm Pirjasi përfaqësohej nga avokati Sajmir Visha, ndërsa  Hysnie Hoxhallari përfaqësohej nga avokati Sokol Zotaj.

Gjatë mbrojtjes Visha,  pretendoi se e vetmja provë që disponon akuza është dëshmia e Hysnie Hoxhallarit, e cila sipas tij ka Sajuar mes tyre një lidhje dashurie të paqenë. Ndërsa theksoi faktin e shkeljes procedurale për mos ezaurimin e seancës paraprake . Visha ritheksoi faktin se dëshmitë e Pirjasit, janë dhënë prej këtij të fundit më kushtet e dhunës fizike të oficerëve të policisë. Duke kërkuar pafajësinë për klientin e tij në kushtet e pamjaftueshmërisë së provave për dënimin e tij.

Nga ana tjetër mbrojtja e Hysnie Hoxhallarit, kërkoi po pafajësinë për akuzën vrasjes në rrethana familjare, dhe trajtimin e saj të pandehur për fshehje të produkteve të veprës penale dhe moskallëzimit të krimit. Sakaq, kërkoi rishikimin e akuzës pasi vrasja në rrethana familjare nuk mund të merret parasysh për persona pa lidhje gjaku me njëri tjetrin. Zotaj pretendoi se klientja e tij nën presionin e zbulimit të lidhjes jashtë martesore ka kryer veprime që mbrojnë autorin Pirjasi.

Si ndodhi ngjarja: 

Ngjarja e rëndë u regjistrua në datë 21 janar të vitit 2018, ndërsa nënë e bir, përkatësisht Selkie dhe Olsi Hoxhallari u gjetën të djegur në banesën e tyre në lagjen 24 maji të qytetit të Vlorës.

Ky i fundit kishte vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga Greqia, ku dhe punonte dhe shkonte herë pas here. Fillimisht ngjarja në atë kohë u raportua si aksidentale, pra djegie për shkak të pakujdesisë,por policia mblodhi prova të mjaftueshme, duke arritur ën përfundimin se viktimat ishin qëlluar dhe mbytur e më pas ishin djegur.

Versioni i parë i dhënë nga Hysnie Hoxhallari para policisë  ishte se i kishte lënë nën e bir të shikonin televizor në  një dhomë të veçuar që ata e përdornin për të qëndruar, madje ishte e para që njoftoi policinë.

Por një sms që kjo e fundit i dërgoi të dashurit të saj pak pas ngjarjes ,vuri në lëvizje policinë që vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë arrestoi Hysnie Hoxhallarin dhe të dashurin e saj Kasem Pirjasin.

Këta të fundit kishin një lidhje mes tyre, ndërsa ditën e krimit, Pirjasi në atë kohë 26 vjeçar pasi goditi me mjete të forta sëpatë Olsi Hxhallarin  dhe  mbyti Selkie Hoxhallarin  në bashkëpunim me Hysnien i vunë zjarrin dhomës për të humbur gjurmët. Por ishte pikërisht sms dhe dyshimet e policisë që mbanin nën vëzhgim gruan 32 vjeçare, për të zbuluar provat e krimit dhe të vërtetën e ngjarjes duke arrestuar më pas dy autorët e krimit.

Pas ngjarjes rreth dy vjet më parë Hysnie Hoxhallari u shpreh se ishte  penduar, ndërsa Pirjasi u shpreh se e kreu aktin e rëndë sepse nuk takonte dot të dashurën e vet. Ngjarja në atë kohë ngjalli edhe reagimin e opinionit publik,ndërsa është tashmë prokuroria që pas mbylljes së hetimeve,rreth dy vjet pas krimit makabër ka kërkuar burg përjetë për dy autorët e kësaj ngjarjeje. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!