Dogjani: Mësuesi turk u dëbua në shkelje të ligjit me urdhër politik

schedule11:19 - 21 Janar, 2020

schedule 11:19 - 21 Janar, 2020

Ish-deputeti demokrat Asllan Dogjani e konsideroi shkelje të rëndë ligjore dëbimin e mësuesit turk Harun Ccelik më datë 1 janar të këtij viti.

I ftuar në studion e Abc Neës, Dogjani tha se nga vendimi i dëbimit duket qartë që kemi të bëjmë me një vendim politik.

https://www.youtube.com/watch?v=KjTspfvJU1s

“Shikohet që është një urdhër politik. Aty thuhet se ka zero ditë të drejt që të qendrojë në Shqipëri dhe pastaj i thotë se mund të bvësh ankimim. Ai ka kërkuar azil dhe qeveria shqiptare do të mbajë përgjegjësi për këtë nëse ai do të ketë mundësi që ta ndjekë këtë çështje në gjykatat ndërkombëtare. Ccdokush ka të drejt që të apelojë vendimin që është marrë për të”, tha Dogjani duke shtuar se shteti shqiptar duhet t’i japë të drejtën e ankimimit çdokujt që kërkon azil dhe i refuzohet.

“Ne kemi nënshkruar disa konventa për të drejtat e njeriut. Esktradimet bëhen me vendime gjyqësore. Nuk mund te ekstradohet një person kur ai rrezikon të dënohet me vdekje apoi diskriminohet për shkak të bindjeve të tija politike. Aq m,ë tepër që bëhet pa të drejtën e ankimimit”, theksoi ai.

Abc Neës publikoi sot dokumentin e dëbimit të Harun Ccelik ku në mënyrë paradoksale policia i thotë se duhet të largohet brenda ditës nga vendi dhe më poshtë shkruan se ka të drejtë apelimi. Harun Ccelik u dëbua me shpejtësi nga Shqipëria dhe ka dyshime të forta se gjithçka ndodhi pasi një marrëveshjeje politike mes Tiranë dhe Ankarasë duke mos marrë parasysh kushtëzimet ligjore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!