Dodo, tornitori më i famshëm në TikTok, zanati që ‘vodhi’ nga babai e që nuk e la kurrë në baltë

schedule09:09 - 19 Mars, 2024

schedule 09:09 - 19 Mars, 2024

Olidon Bilcari, tornitori më i famshëm në TikTok në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për profesionin e tij dhe suksesin në rrjetet sociale.

Ai zbuloi se zanatin e ka ‘vjedhur’ nga babai i tij, një profesion që nuk e ka pëlqyer në fëmijëri, por tani edhe ditën e pushimit e shfrytëzon në punë.

Kam punuar si tornitor në Turqi, Greqi dhe Itali për 15 vite. Ishte babai ai që më tha të kthehesha në Shqipëri, por në fillim isha në dyshim.

Kur kam qenë më ri babai më thoshte të ndiqja këtë profesion, por se kam pasur me shumë qejf. Sot kanë dalë aparatura digjitale, por unë punoj akoma mjetet e vjetra të babait. Mjetet datojnë që nga koha e komunizmit, por për mua janë si të reja. Për dy muaj unë kam prodhuar 800 mijë nënprodukte të hekurit.

Bëj dhe giveaway në mënyrë që të gjithë të ndihen të lumtur me shërbimet e mia. Në një vit kam pasur klientë pa masë, kam marrë një asistent sepse nuk i përballoj dot kërkesat.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!