Dodikun “e shqetëson” një shqiptar në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës

schedule14:51 - 13 Shtator, 2021

schedule 14:51 - 13 Shtator, 2021

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik  së fundi ka deklaruar se gjyqtari i ri ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese të BeH pritet të jetë një shqiptar nga Shqipëria dhe se sipas tij, ai ishte produkt i lobimit nga ana e “myslimanëve” nga Sarajeva dhe se Republika Srpska nuk kishte arsye të besonte në objektivitetin e tij.

Dodik pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Beograd, ka thënë se gjykatësi shqiptar ishte zgjedhja e një gjykatësi mysliman i cili nuk ishte më në detyrë, por që punonte me të në disa raste.

Ajo që dimë për këtë gjyqtar të ri të mundshëm të ri është se ai është produkt i lobimit nga ana e ‘myslimanëve’ nga Sarajeva. Nëse ai gjykatës shqiptar i përket së njëjtës strukturë fetare, atëherë ai do të sulmojë përsëri Milorad Dodikun si shovinist”, është shprehur ai.

Madje, siç ka pretenduar ai, gjyqtarët e huaj të Gjykatës Kushtetuese u zgjodhën të gjithë me qëllim që të merrnin vendime të ndryshme me dy boshnjakë, që ishin në dëm të Republikës Srpska, ”gjë që tregohet edhe nga vendimet e marra kohët e fundit”.

“Ishte një gjerman, tani po vjen një shqiptar. Është një ekip që duhet të ‘lidhë’ Republikën Srpska deri në zhdukjen e subjektivitetit të saj”, është shprehur ndër të tjera ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!