Dodik pretendon se po e kërcënojnë me burg: Do të rezistojmë

schedule09:38 - 29 Mars, 2024

schedule 09:38 - 29 Mars, 2024

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik pretendon se është kërcënuar me burg por shtoi se ai dhe siguria e tij do të rezistojnë.

“Po më kërcënojnë me arrestim dhe mora informacione se më thanë se nëse rojet e mia të sigurisë bëjnë rezistencë, do të më qëllojnë”, tha Dodik gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e RS.

“Unë u them se do të rezistojmë”, shtoi Dodik, pa specifikuar se nga kush i ka marrë kërcënimet.

Dodik i lidhi kërcënimet me rastin e “Integral inženjeringa”, duke akuzuar Partinë opozitare të Progresit Demokratik (PDP) se SHBA-ja ka urdhëruar sanksionimin e kësaj kompanie.

Më herët sot, gjatë një sesioni të posaçëm të Asamblesë së RS, presidenti i Republikës Srpska dha një afat prej shtatë ditësh për të anuluar amendamentet në Ligjin Zgjedhor të BiH, të cilat u imponuan javën e kaluar nga Christian Schmidt, një përfaqësues i lartë në BiH, të cilin Republika Srpska nuk e njeh.

Në seancë, Dodik ka paraqitur një sërë kërkesash të tjera që duhet të plotësohen, ose siç tha ai, Republika Srpska do të reagojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!