Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ndodhet në Beograd, që do të thotë se ai përsëri ka kaluar kufirin shtetëror, megjithëse ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti në mes të muajit mars.
Dodik ka ardhur në tubimin “Nuk e japim Serbinë” për të mbështetur presidentin e këtij shteti, Aleksandar Vuçiç, shkruan klix.ba.
Në mëngjes, ai ishte i ftuar në televizionin e regjimit Informer TV, së bashku me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vulin.
Kur u pyet nga drejtuesi i televizionit, Dragan J. Vuçiqeviq, se sa njerëz parashikon të jenë sot në Beograd, ai tha se “është e vështirë për mua të vlerësoj, por po vijnë shumë njerëz nga RS-ja. Me shpenzimet e tyre. Besoj se do të jenë disa qindra mijëra vetë. Kjo nuk ka të bëjë me Vuçiqin, me politikën… kjo është çështje e popullit serb”.
Më vonë, gjatë bisedës me Vulinin, ai deklaroi se “Bosnja dhe Hercegovina ka synime të këqija për serbët”./abcnews.al