Dodik kundër BE-së: Bosnje dhe Hercegovina të aplikojë për anëtarësim në grupimin BRICS

schedule22:33 - 28 Gusht, 2023

schedule 22:33 - 28 Gusht, 2023

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik propozoi sot që Bosnja dhe Hercegovina të dorëzojë një kërkesë për anëtarësim në BRICS, një grupim ekonomik që përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Republikën e Afrikës së Jugut.

“Bashkimi Evropian ka një alternativë. Duke qenë se nga Brukseli po dalin kushte të reja dhe të paqarta për pranim në Bashkimin Evropian, besoj se BiH duhet të paraqesë një kërkesë për anëtarësim në BRICS”, ka shkruar Dodik në rrjetin social X.

Ai shtoi se beson se Bosnja dhe Hercegovina më mirë do të pranohej në BRICS sesa në BE.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!