Dodik: Fillimisht demarkacion, më pas shpërbërje të Bosnje dhe Hercegovinës

schedule09:13 - 21 Qershor, 2024

schedule 09:13 - 21 Qershor, 2024

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik tha sot se së shpejti do të finalizohet një propozim për një demarkacion politik me Federatën e Bosnje-Hercegovinës dhe shtoi se një ditë shpërbërja e shtetit do të bëhet fakt i kryer.

Amerikanët, sado të këqij që ishin, krijuan një kufi midis entiteteve dhe vendosën atë vijë në mënyrë që ne të mos luftojmë për të, tha Dodik për Avaz TV.

Ai përkujtoi se Evropa, e cila në fillim u përpoq ta shpëtonte Jugosllavinë, në fund ishte e para që mbështeti shpërbërjen e saj.

“Një ditë, shpërbërja e Bosnjë-Hercegovinës do të bëhet fakt, me përpjekjet e mëdha të të huajve që po bëjnë diçka për të. Boshnjakët bënë një gabim sepse, si kombi më i madh dhe më i përgjegjshëm në Bosnje dhe Hercegovinë, ata nuk panë se si të vepronin me serbët dhe kroatët. Mendoj se e kanë gabim nëse mendojnë se Bosnja dhe Hercegovina mund të jetë e suksesshme pa një lloj kënaqësie për serbët dhe kroatët”, tha Dodik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!