Dodik: Bosnje dhe Hercegovina s’ka qenë kurrë sovrane, nuk do të jetë derisa të huajt të largohen

schedule09:42 - 28 Shtator, 2023

schedule 09:42 - 28 Shtator, 2023

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi se Bosnja dhe Hercegovina kurrë nuk ka qenë sovrane dhe nuk do të jetë derisa të huajt të largohen.

Për Radion dhe Televizionin e Republika Srpska, Dodik tha se për të krijuar një Bosnje dhe Hercegovinë sovrane dhe të Marrëveshjes së Dejtonit, është e nevojshme të miratohet Deklarata për Sovranitetin dhe kjo do të nënkuptonte se nuk do të kishte më një përfaqësues të lartë apo gjyqtarë të huaj në Gjykatën Kushtetuese të këtij shteti, shkruan N1.

Sipas Dodikut, kjo do t’i jepte fund mandatit të gjyqtarëve të huaj në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe do të mbyllte Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, që parashikohet nga Marrëveshja e Dejtonit.

“Na jepni Bosnjën dhe Hercegovinën të arrijmë marrëveshje, pa përfaqësues të lartë dhe pa gjyqtarë të huaj në Gjykatën Kushtetuese, por boshnjakët nuk do ta bëjnë këtë”, nënvizoi Dodik.

Ai theksoi se Bosnje dhe Hercegovcina nuk mund të mbahet nëse nuk ka konsensus bazë, duke shtuar se është gati për një marrëveshje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!