Dodik: Askush nuk mund ta rrëzojë Republikën Srpska, jemi pro paqes dhe stabilitetit!

schedule10:40 - 3 Prill, 2024

schedule 10:40 - 3 Prill, 2024

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ka deklaruar se sado të vështira të jenë situatat askush nuk mund ta rrëzojë Serbinë. Në një komunikim drejtuar qytetarëve, Dodik ka ritheksuar se qytetarët nuk duhet të jenë aspak të frikësuar sepse do të jenë gjithmonë në mbrojtje të Republikës Srpska.

“Ne jemi të qëndrueshëm dhe ata po përpiqen të na shkatërrojnë, por ata nuk do të kenë sukses. Ne nuk do të shkojmë në luftë, por do ta ruajmë Republikën Srpska dhe do ta bëjmë atë një shtet të pavarur,” tha Dodik në forumin e ” Lëvizja “Mbro Serbinë” në Banja Luka.

Gjithashtu Dodik shtoi se mbetet njeri i paqes dhe se do të punojë për ruajtjen e stabilitetit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!