Dodi: Trump i vetmi president amerikan që nuk vizitoi Gjermaninë! Mbështeti daljen e Anglisë nga BE

schedule00:33 - 4 Nëntor, 2020

schedule 00:33 - 4 Nëntor, 2020

Analisti pranë DW, Auron Dodi ka folur në një lidhje për ABC mbi procesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Dodi tha se presidenca e Donald Trump ka shënuar marrëdhëniet më të vështira mes SHBA dhe Gjermanisë. Ai u shpreh se Trump është i vetmi president amerikan që nuk e ka vizituar Gjermaninë në mandatin e tij të parë, ndërsa kujtoi deklaratën e bërë në mbështetje të daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

“Trump i shikon marrëdhëniet ndërmjet shteteve në mënyrë transaksionale. Sa i përket politikës së brendshme, në Gjermani nuk kanë qenë të prononcuar. Ai ka mbajtur një qëndrim të distancuar ndaj Merkel. Amerika ka kaluar 4 vite të vështira sa i përket polarizimit. 4 vitet në drejtimin e Trump kanë qenë 4 vitet me marrëdhëniet më të vështira mes SHBA dhe Gjermanisë.

Trump është i pari president amerikan që nuk e vizitoi Gjermaninë në mandatin e tij të parë. Mospërfillja është një indiferencë e stisur. Trump që kur erdhi në Pushtet tha se Britania bëri mirë që doli nga BE, sepse në BE ligjin e bën Gjermania. Trump e ka kërcënuar Gjermaninë me sanksione”, tha Auron Dodi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!