Dobësohen pozitat e dollarit amerikan në treg

schedule09:58 - 19 Prill, 2023

schedule 09:58 - 19 Prill, 2023

Monedha amerikane u dobësua për të pestën javë radhazi. Norma e euros u rrit mbi 1.10 dollarë për herë të parë në një vit, raporton Investor. Indeksi i dollarit, i cili tregon lëvizjen e vlerës së Shteteve të Bashkuara kundrejt gjashtë monedhave të tjera kryesore botërore, ra 0.5 për qind javën e kaluar në 101.55 pikë.

Vlera e dollarit ka rënë me 0.8 për qind kundrejt euros, por kursi i këmbimit të dollarit ndaj monedhës japoneze është rritur me 1.2 për qind. Të dhënat e javës së kaluar treguan se rritja e çmimeve të konsumit në mars u ngadalësua më shumë se sa pritej, nga 6 për qind në 5 për qind nga viti në vit, ndërsa çmimet e prodhimit ranë me 0,5 për qind në muaj nga muaji i kaluar.

Këto të dhëna tregojnë se shtrëngimi i politikës monetare të bankës qendrore amerikane po jep rezultate, se inflacioni po ulet dhe se tregu i punës, e me këtë edhe presioni ndaj rritjes së konsumit dhe pagave, po “ftohen”. Investitorët besojnë se cikli i rritjes së normave të interesit të Rezervës Federale të SHBA po i vjen fundi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!