Policia amerikane ka vënë në pranga një 25 vjeçar i cili i ka thënë një oficeri të Shërbimit Sekret jashtë Shtëpisë së Bardhë se kishte ardhur për të vrarë presidentin. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Roger Hedgpeth 25 vjeç nga Florida i cili qëndronte para para Shtëpisë së Bardhë me një thikë në dorë ka rënë në pranga.
Hedgpeth i ishte afruar një oficeri të Shërbimit Sekret, i cili po patrullonte jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe i tha se ishte aty për të vrarë Presidentin Donald Trump dhe se kishte me vetë një thikë me të cilën synonte të kryente krimin.
“Jam këtu të vras presidentin Donald Trump!” paralajmëroi Hedgpeth, duke shtuar se “kishte një thikë me vete”. Ndërkohë Hedgpeth po mbahet paraburgim si dhe është dërguar edhe në spital për një vlerësim të shëndetit mendor./abcnews.al