Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do vije, do vije”, Pavel Nedved qetëson tifozin për yllin e skuadrës

schedule15:54 - 14 Korrik, 2021

schedule 15:54 - 14 Korrik, 2021

Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes te Juventusi. Ditët e fundit ka pasur lajme që menaxheri Jorge Mendes do të zbarkojë në Torino për të folur për të ardhmen e sulmuesit portugez.

CR7 ka edhe një vit kontratë me bardhezinjtë dhe ka tifozë që druhen se mos largohet. Një prej tyre ishte sot pranë qendrës stërvitore të Juventusit dhe në hyrje të saj pati një takim me zëvendëspresidentin Pavel Nedved.

Tifozi, i cili po qëndronte në një karrocë me rrotulla, pasi mori një autograf nga çeku e pyeti edhe për Ronaldon dhe Nedved e siguroi  atë, duke i thënë “do të vijë, do të vijë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!