Korça është drejt përfundimit të numërimit të votave. Aktualisht numërimi vijon në bashkinë e Pogradecit dhe Maliq, ndërsa ka përfunduar gjithçka në Devoll, Pustec dhe Kolonjë.
Momentalisht, PS ka marrë 7 mandate dhe PD, 6 mandate në Korçë. Megjithatë, numërimi nuk ka mbaruar dhe në vijim mund të ketë ndryshime.
Ndërkohë në Pogradec raportohet për 4 kuti me probleme. Sipas një anëtari në KZAZ ku u gjetën kutitë problematike bëhet fjalë për një ngatërresë të votave sipas kutive. Ai është shprehur se votat në këto kuti janë numëruar pro janë mbajtur shënim dhe janë referuar në KQZ dhe do të jenë këto të fundit që do të vendosin për to.
“Numri i votave ishte i ndryshëm nga pjesa i numrit i përgjithshëm. Me votë shtesë dhe me votë mangët. Këto kuti që kanë pasur qendra afër me njëra tjetrin mundet te kenë ngatërruar kutitë. Ne i kemi dërguar interpretim KQZ. Por i kemi numëruar në këto 4 kuti por nuk e dimë se si do të vijojë. Kemi numëruar mbi 80% dhe jemi drejt fundit. Janë 4 kuti” tha një nga vëzhguesit. /abcnews.al/