“Do t’ua kthejmë jetën në makth”, Medvedev premton hakmarrje kundër Perëndimit

schedule10:44 - 13 Qershor, 2024

schedule 10:44 - 13 Qershor, 2024

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev beson se është e nevojshme që Rusia tu përgjigjet sanksioneve perëndimore. Në kanalin e tij Telegram, ai bëri thirrje për tua kthyer jetën në Perëndim në një “makth të plotë”, duke shkaktuar dëme maksimale për vendet armiqësore.

“Çdo ditë ne duhet të përpiqemi të dëmtojmë maksimalisht ato vende që vendosën këto kufizime kundër vendit tonë dhe të gjithë qytetarëve tanë”, tha nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse.

“Ne duhet të shkaktojmë dëme kudo, të paralizojmë punën e kompanive dhe organeve të tyre qeveritare.

Të shkaktojmë probleme në teknologjitë e tyre më të rëndësishme dhe t’i godasim pa mëshirë, duke shkatërruar fjalë për fjalë energjinë, industrinë, transportin, shërbimet bankare dhe sociale.”

“Ne do tua kthejmë jetën atyre në një makth,” përfundoi Medvedev.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!