“Do tronditet Europa”, çështje intime, Meta paralajmëron fakte të rënda në lidhje me patronazhistët

schedule13:34 - 19 Prill, 2021

schedule 13:34 - 19 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta ka folur rreth patronazhistëve dhe publikimin e të dhënave personale të 910 votuesve në Tiranë.

Sipas Metës këto patronazhsitë kanë hyrë deri tek jeta intime votuesit. Presidenti ka shtuar se së shpejti do të bëhen publike fakte të reja që sipas tij do tronditin Europën dhe botën kur ta marrin vesh.

“I thërrisja për Gjykatën Kushtetuese. Me partnerët tanë të shqetësuar. Hajdeni. U krijuan kosto që të ndodh një formalizim i grushtit të shtetit për herë të dytë. Se hera e parë është me dosjet e Shijakut.

“Unë bëj detyrë. Po krijohen kushtet e grushtit të shtetit për herë të dytë. Përqendrohuni tek pyetjet. Do kemi çdo dy orë çdo tre orë. Vijnë fakte tronditëse nga ky akt i rëndë i paprecedentë kriminal.  do tronditet Europa dhe bota kur ta marrë vesh. Do keni gjëra konkrete. Unë nuk ju zhgënjej. Shqipëria hyn në referendume. Shqiptarët Zot në shtëpinë e tyre.” tha Meta.E.L/abcnews.al/