Nëse presidenti rus Vladimir Putin vendos që të përdorë armë bërthamore në luftën në Ukrainë, pasojat për të do të jenë shkatërruese. Ky është parashikimi që bën mjeshtri i madh rus i shahut Garry Kimovich.
Në një postim në Twitter ai shkruan se çdo nënkomandat rus duhet ta dijë që do të eliminohet menjëherë nëse në konflikt përdoren armë bërthamore.
The only risk of Putin using a nuclear weapon in Ukraine is if he & his minions are sure there will be no response. Every Russian sub commander should know they will be eliminated instantly should they fire one.
— Garry Kasparov (@Kasparov63) March 23, 2022
“I vetmi rrezik që Putini të përdorë armë bërthamore në Ukrainë është nëse ai dhe minion-sat e tij janë të sigurt që nuk do të ketë përgjigje. Çdo nënkomandant rus duhet të dijë se do të eliminohet menjëherë nëse përdorin armë të tilla.”
Më herët gjatë ditës së sotme, edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i tha Rusisë se nëse do të përdoren armë bërthamore, pasojat do të jenë shkatërruese për Rusinë. Jens Stoltenberg tha se për Rusinë ka një mesazh të qartë: Luftërat bërthamore nuk kanë fitues dhe për këtë arsye nuk duhen nisur. /abcnews.al/