Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Do të vras, siç bëri piloti me Caroline”, shqiptarja në Greqi denoncon burrin: Më tha me ty bëj ç’të dua

schedule00:12 - 26 Qershor, 2021

schedule 00:12 - 26 Qershor, 2021

Një shqiptar 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke në Rodos, për shkak se akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij shqiptare. Ka qenë gruaja 27-vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur e cila ka denoncuar në policinë greke, burrin duke thënë se e ka dhunuar dhe madje e ka kërcënuar atë duke i thënë se do e vriste siç bëri Babis me Carolinën 20-vjeçare.

Ndër të tjera mediat greke raportojnë se shqiptari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me bashkëshorten tij kundër vullnetit të saj. Pas arrestimit 39-vjeçari nuk i ka pranuar akuzat duke thënë se ka një keqkuptim. Çifti kishin 10 vite të martuar bashkë ndërsa kishin një djalë 9-vjeç si dhe një vajzë 6 -vjeçe.

Nga fillimi i martesës së tyre e deri më sot, siç pretendoi gruaja, përballej me probleme për shkak të dhunës psikologjike dhe verbale që ushtrohet mbi të, buri i saj, por edhe sepse ai e detyron atë të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirë.



Sipas pretendimeve të gruas, burri shpesh herë i drejtohej me fjalë “ti je gruaja ime dhe unë do të bëj çfarë të dua”.

Mes të tjera gruaja ka rrëfyer se burri i saj e kishte kërcënuar duke i thënë se ta vriste atë, siç “piloti i bëri gruas së tij”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!