Do të shtyhet tre muaj vendimi për targat? Lajçak flet nga Mitrovica e Veriut

schedule11:42 - 25 Gusht, 2022

schedule 11:42 - 25 Gusht, 2022

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe. Pas këtij takimi, Lajçak tha se janë diskutuar tema të rëndësishme.

Lajçak e vlerësoi këtë takim si shumë të rëndësishëm. “Një takim shumë i rëndësishëm me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë. Ne patëm diskutime për të gjitha temat e rëndësishme dhe po vazhdojmë udhëtimin tonë për në Beograd,” tha Lajçak para gazetarëve.

Ai u pyet edhe rreth raportimeve se ata kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të vendimit për targa e dokumente për tre muaj. “Ka shumë spekulime, nuk di asgjë për këtë”, u përgjigj Lajçak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!