Është verë, koha kur shumë shkojnë me pushime vjetore, qoftë me fëmijë apo vetëm. Shijimi i udhëtimit tuaj mund t’i vijë fundi nëse keni diarre, ftoheni ose “sulmoheni” nga një alergji dhe për ta shmangur këtë, ekspertët theksojnë disa këshilla.
Para se të udhëtoni, rekomandohet që të intensifikohet përdorimi i probiotikëve. Probiotikët janë shumë të rëndësishëm sepse mbrojnë sistemin tonë të tretjes, por në përgjithësi e ngrenë sistemin imunitar në një nivel më të lartë.
Është e rëndësishme që të konsultoheni me një ekspert në farmaci. Ekspertët theksojnë se gjëja më e mirë që mund të bëni për veten tuaj është ta përgatisni trupin, të forconi imunitetin tuaj dhe të shkoni në një udhëtim të shëndetshëm.
Ndodh që njerëzit të kenë temperaturë gjatë pushimeve, ndaj duhet të merrni dhe ilaçe që do t’ju ndihmojnë në një situatë të tillë. Gjithashtu kini parasysh dhe barnat që ndihmojnë pasi mund të keni kontakt me një kandil deti apo të keni alergji ushqimore. /abcnews.al