Rritja e normës së interesit në nivelin 3 % do të shtrenjtojë kreditë në lekë. Ekspertët sqarojnë se një qytetar që ka një kredi prej 10 milion lekë të resha tashmë do të paguajë deri në 500 mijë lekë të vjetra shtesë në vit. Por e njëjta gjë do të jetë edhe për kreditë në euro.
Rritja e normës bazë të interesit nga bankat qendrore si një mënyrë për të stabilizuar inflacionin parashikohet të japin efekte negative në kreditim por edhe në ecurinë ekonomike. Të fituar ne këtë situatë do të jenë ata qytetare që kanë depozita pasi do i rriten interesat.
Pavarësisht se inflacioni gjatë këtij viti ka pësuar ulje duke kapur nivelin 7.1% në shkurt, Banka e Shqipërisë ka bërë me dije se në muajt në vijim do të ketë të tjera rritje të normës bazë të interesit./abcnews.al

