“Do të na mungosh, Kobe!”, ngushëllimet e Milanit për legjendën e NBA

schedule21:07 - 26 Janar, 2020

schedule 21:07 - 26 Janar, 2020

Kobe Bryant ka ndërruar jetë pak orë më parë pas një përplasje me helikopter, në moshën 41 vjeçare. Lajm i trishtë ky për të gjithë botën e sportit, pasi Bryant ishte legjendë e NBA dhe një ndër sportistët më të dashur.

Kobe Bryant ishte një tifoz me Milanin dhe klubi gjigant italian, nuk mund të mos shprehte ngushëllimet për familjen e ish-basketbollistit.

“Nuk kemi asnjë fjalë të shprehim faktin sa të shokuar jemi pasi morëm vesh lajmin tragjik. Një nga sportistët më të mëdhenj në histori ka ndërruar jetë. Tifoz i Milanit, Kobe Bryant ishte një njeri i madh. Ngushëllimet tona më të mëdha për familjen e Bryant dhe atyre që janë prekur nga kjo tragjedi. Do të na mungosh gjithmonë, Kobe!”/abcnews.al